image Marrin fund 'mallkimet' e Realit ndaj Chelseas, këto janë tri 'rekordet' që madrilenët i vendosën në Londër

Futboll

Marrin fund ‘mallkimet’ e Realit ndaj Chelseas, këto janë tri ‘rekordet’ që madrilenët i vendosën në Londër

news image

Real Madridi mposhti Chelsean me rezultat 3-1 si mysafir në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Për madrilenët të gjitha golat i realizoi francezi Karim Benzema (21, 24, 46,), teksa për londinezët realizoi Kai Havertz (40′).

Kjo fitore e Real Madrid sonte ndaj Chelseas mbylli disa ‘mallkime’ të madrilenëve ndaj londinezëve.

Para kësaj përballje të sotme, spanjollët nuk e kishin mposhtur asnjëherë klubin anglez në histori të saj, duke dështuar në pesë tentime paraprake (3 humbje, 2 barazime).

Gjithashtu, Thomas Tuchel më në fund u mposht nga Real Madridi, pasi ai gëzonte një rekord si i pamposhtur ndaj madrilenëve, ku në gjashtë përballjet paraprake si menaxher i Dortmund, PSG-së e Chelseas, ai kishte katër barazime e dy fitore.

Po ashtu, deri më sonte, asnjë lojtar nuk kishte realizuar një tregolësh apo “hat-trick” në histori të Chelseas në Ligën e Kampionëve, e këtë sonte e bëri Karim Benzema me tregolëshin e tij.

Real Madrid si duket më në fund kanë thyer makthin ndaj londinezëve, dhe tani i kanë gjasat reale për të arritur në gjysmëfinale, duke iu hakmarrë kështu Chelseas pas eliminimit në gjysmëfinale sezonin e kaluar.

/GazetaSinjaliSport/