image Marrëveshja për targat, presidenti gjerman: Kjo tregon se sa e rëndësishme është Evropa në rajon

Evropë

Marrëveshja për targat, presidenti gjerman: Kjo tregon se sa e rëndësishme është Evropa në rajon

news image

Presidenti i Gjermanisë,  Frank Walter Steinmeier, ka folur për  zhvillimet e fundit në Kosovë për marrëveshjen për targat që u arrit ditë më parë.

Ai ka deklaruar se zgjidhja e kësaj çështje mes Prishtinës dhe Beogradit tregon se Bashkimi Evropian ka arritur të shmangë konflikte.

“Për sa i përket konfliktit, mendoj se kjo shkon me pyetjen e fundit, sepse zgjidhja e konfliktit ndoshta ka treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është Evropa, sa i rëndësishëm është Bashkimi Evropian në rajon. Nëse nuk do të ishte kjo dëshirë ndaj Evropës, atëherë në thelb Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.

“Por duke qenë se dëshira për të ardhur në Evropë, për t’u bërë dikur anëtarë të Bashkimit Evropian është ende e theksuar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Evropa e ka këtë fuqi negociuese, këtë mundësi negociuese dhe arriti ta shmangë këtë konflikt, në pamje të parë të vogël, atëherë edhe konfliktet më të mëdha në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohen dhe në këtë kuptim, të zgjidhen në mënyrë paqësore”, ka thënë Steinmeier në një intervisteë për DW.

/GazetaSinjali/