image Marrëdhëniet më të mira, me Kurtin apo Vuçiqin? – Abazoviq befason me përgjigjen

Politikë

Marrëdhëniet më të mira, me Kurtin apo Vuçiqin? – Abazoviq befason me përgjigjen

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i cili po ndodhet në Tiranë ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, ka folur edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se një sulm i tillë duhet të dënohet edhe nga ndërkombëtarët, teksa u shpreh se “lusim Zotin që diçka e tillë mos të ndodh askund në botë, jo vetëm në rajon”.

Abazoviq i pyetur sa i përket raporteve të Kosovës e Serbisë me Malin e Zi, ai është shprehur se ky shtet mban raporte të mira me të dyja anët, teksa shtoi se si i tillë nuk ka fuqi që të bëjnë progres në dialogun Kosovë-Serbi.

“Mali i Zi ka një rol konstruktiv dhe paqësorë, pa marrë parasysh nëse dikush e vlerëson apo jo. Unë jam shumë i kënaqur, jam jashtëzakonisht krenar që Mali i Zi ka raporte shumë të mira edhe me Serbinë, edhe me Kosovën. Nuk kemi as fuqi, as mundësi të ndërhymë dhe të japim ndonjë vendim përfundimtar. Ky nuk është roli i Malit të Zi”, u shpreh për Kanal10 Abazoviq.

Ai po ashtu u përgjigj edhe në pyetje pikante.

Pjesë nga biseda me gazetarin:

-Kë e keni më të afërt, Kurtin apo Vuçiqin?

Abazoviq: Në mënyrë personale e dini se si kishte me qenë përgjigja ime, mirëpo unë punën time mundohem me e kry në mënyrë profesionale.

-Me kë i keni raportet më të mira, me Kurtin apo Vuçiqin?

Abazoviq: Më të mirat i kam me Ramën [qesh].

/GazetaSinjali/