image Maroku mposht Skocinë 1-0, marokenët afër kualifikimit

Futboll

Maroku mposht Skocinë 1-0, marokenët afër kualifikimit

news image

Skocia dhe Maroku janë përballur në një ndeshje tepër të luftuar, ku diferencat mes ekipeve kanë qenë të vogla.

Marokenët kanë fituar me rezultatin minimal 1-0, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Saibari që në minutën e dytë.

Maroku ka nisur më mirë sfidën, duke krijuar avantazh të hershëm, ndërsa Skocia ka rritur presionin në pjesën e dytë dhe ka tentuar të barazojë shifrat, por pa sukses.

Me këtë fitore, Maroku është pranë kualifikimit në fazën tjetër, duke grumbulluar 4 pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara. Ndërkohë, Skocia e ka më të vështirë rrugën drejt kualifikimit, pasi në ndeshjen e fundit do të përballet me Brazilin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/