image Kroacia triumfon ndaj Skocisë dhe siguron kualifikimin

Futboll

Kroacia triumfon ndaj Skocisë dhe siguron kualifikimin

news image

Kombëtarja e Kroacisë u përball me Skocinë në kuadër të ndeshjes së tretë të grupit, shkruan Sinjali Sport.

Ballkanasit kanë realizuar fitoren e parë në këtë evropian me rezultat 3-1 ndaj Skocisë.

Nikola Vlasic me një gol, Luka Modric e Ivan Perisic më nga një tjetër dhe nga një asistim mbyllën ndeshjen për triumfin e kroatëve.

Callum McGregor realizoi golin e vetëm për “vendasit”.

Finalistja e botërorit të 2018, Kroacia me këtë fitore ka arritur kualifikimin për në raundin tjetër nga pozita e dytë.

Në anën tjetër britanikët mbyllin turneun me një pikë.

Në Glasgou të Skocisë në stadiumin “Hampden Park” është luajtur ndeshja.

/Gazeta Sinjali Sporti/