image Skocia regjistron gjashtë raste të reja me variantin Omicron - Sinjali

Skocia regjistron gjashtë raste të reja me variantin Omicron

news image

Qeveria skoceze ka bërë të ditur se janë identifikuar gjashtë raste pozitive me variantin më të ri të COVID-19, Omicron.

Gjurmimi i kontakteve, siç shkruan BBC, po bëhet për të përcaktuar origjinën e virusit dhe për të gjetur çdo person tjetër me të cilët gjashtë personat që rezultuan pozitivë kanë pasur kontakt javët e fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se varianti i ri i COVID-19, Omicron, fillimisht është identifikuar në Afrikën e Jugut, ku zyrtarë nga ky shtet thanë se 90 për qind e rasteve të reja janë me variantin Omicron, që ka numër të madh të mutacioneve.

“Pacientët kryesisht ankohen për dhimbje trupi dhe lodhje dhe këto simptoma ne i kemi hasur te pacientët e rinj, jo te personat më në moshë”, ka deklaruar për BBC, Angelique Coetzee nga Shoqata e Mjekëve të Afrikës së Jugut./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin