image Skocia barazon rezultat ndaj Kroacisë me një supergol

Futboll

Skocia barazon rezultat ndaj Kroacisë me një supergol

news image

Kombëtarja e Kroacisë po ballafaqohet me Skocinë në kuadër të ndeshjes së tretë të grupit, shkruan Sinjali Sport.

Britanikët barazuan rezultatin, pas disavantazhit në 1-1.

Callum McGregor shënoi në minutën e 42-të me një goditje të fuqishme.

Nikola Vlasic ka realizuar në minutën e 17-të pas asistimit të Ivan Perisic.

Finalistja e botërorit të 2018, Kroacia nuk i ka punët mirë pasi që ka vetëm një pikë dhe fitorja është e vetmja mundësi për kualifikim.

Në anën tjetër britanikët po ashtu kanë një pikë dhe do tentojnë që të marrin fitore.

Në Glasgou të Skocisë në stadiumin “Hampden Park” ka nisur ndeshja.

/Gazeta Sinjali Sporti/