Maroku ka befasuar kombëtaren e Belgjikës, duke e mposhtur në xhiron e dytë të fazës grupore.
Marokenët kanë triumfuar me rezultat 2-0.
Sfidën e zhbllokoi mesfushori Abdelhamid Sabiri duke realizuar në minutën e 73-të.
Marokenët realizuan edhe një gol tjetër në fund të takimit, me anë të Zakaria Aboukhlal.
Maroku i prin tani grupit F me katër pikë të mbledhura, gjersa Belgjika mbetet e dyta me tre pikë.
Ndërkohë sfida tjetër në këtë grup, do të jetë ajo mes Kanadasë dhe Kroacisë, e cila fillon nga ora 17:00.
Kroacia ka një pikë, kurse Kanada ndodhet e fundit në tabelë, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Belgjikës.