Florian Marku do të ngjitët përsëri në ring, kësaj radhe për ta mbrojtur titullin në IBF në peshat gjysmë të mesme.
Boksieri shqiptar do të përballet me Jorick Luisttos, në meçin që do të zhvillohet në Wembley në “SSE Arena” dhe që pritet të filloj pas orës 23:30.
Në këtë takim Marku nuk do të jetë vetëm, pasi të pranishëm në palestër janë edhe tifozët shqiptarë, të cilët me flamurin kuq e zi, me plisa e veshje kombëtare po i japin përkrahje boksierit nga Lushnja.
Marku ka nëntë fitore e një barazim deri më tani, ndërsa rivali i tij, Luisetto ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me nokaut dhe ka humbur 2. /Gazeta Sinjali Sporti/