Boksieri i pa mposhtur shqiptar, Florian Marku ka konfirmuar se meçin e radhës do ta zhvillojë në kryqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Florian Marku, ku me anë të një postimi në Facebook tregoi se janë në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë dhe së shpejti do të tregojë për datën.
Veç të tjerash boksieri falënderoi shqiptarët për mbështetjen që i kanë shfaqur në meçin e tij të fundit.
“Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Në Newcastle u duk sikur isha në Shqipëri. Ndeshja e radhës jemi në diskutim që të zhvillohet në Tiranë. Së shpejti do ju tregoj datën”, tha ai me anë të postimit.
Mbreti shqiptar javën e kaluar arriti të mposhtë anglezin Chris Jenkins me noakut dhe kështu e mbrojti titullin kampion për pesha të lehta.
Ai është ende i pamposhtur nga 12 ndeshje, ku nga këto 11 janë fitore dhe një barazim.