Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio nuk mendon se ishte penallti prekja me dorë e Eder Militaos, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Sevillës, raporton Sinjali Sport.
Braziliani aksidentalisht preku topin me dorë dhe arbitri dha penallti për Sevillan, të cilën e konkretizoi në gol Ivan Rakitic.
Pas ndeshjes, Asensio tha se asnjëri nga lojtarët nuk e kupton rregullën e prekjes së topit me dorë.
“Militao as nuk ishte duke e shikuar topin dhe arbitri dha penallti. Asnjë nga ne nuk e kupton rregullin e prekjes së topit me dorë”.
“Ky vendim i arbitrit mund të na kushtojë ligën”, tha ai.
Real Madrid barazoi 2-2 me Sevillën, në një ndeshje mjaft interesante dhe kontroverse.
Asensio ishe një nga futbollistët që shënoi gol për mbretërit.
Reali renditet në pozitën e dytë me 75 pikë, dy më pak se lideri Atletico Madrid, derisa kanë mbetur edhe tri ndeshje të pazhvilluara. /Gazeta Sinjali Sporti/