image Marcelo si kapiten e Hazardi lider i sulmit udhëheqin Realin në Kupë ndaj Alcoyanas, ja përbërjet

Futboll

Marcelo si kapiten e Hazardi lider i sulmit udhëheqin Realin në Kupë ndaj Alcoyanas, ja përbërjet

news image

Real Madrid është mysafir i CD Alcoyano, në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Mbretit.

“Los Blancos” duan ‘hakmarrjen’ pasi kjo skuadër i eliminoi nga kjo garë në edicionin e kaluar duke i befasuar të gjithë.

Formacionet zyrtare tashmë janë publikuar, ku mbretërit luajnë me vetëm tre titullar, derisa nga fillimi luajnë Marcelo e Hazard, që rrallë herë janë parë startues.

Alcoyano: Juan, Lillo, Primi, Blanco, Carbonell, Miranda, Juanan, Anton, Andy, Vega, Moured

Real Madrid: Lunin, Alaba, Militao, Nacho, Marcelo; Casemiro, Valverde, Camavinga; Rodrygo, Hazard, Mariano. /Gazeta Sinjali Sporti/