image Marcelo mungon për shkak të lëndimit, Odegaard nuk ftohet, lista e lojtarëve të ftuar te Real Madrid

Futboll

Marcelo mungon për shkak të lëndimit, Odegaard nuk ftohet, lista e lojtarëve të ftuar te Real Madrid

news image

Carlo Ancelotti ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për sfidën e parë në La Liga kundër Alaves.

Sonte, në sfidën që do të zhvillohet nga ora 22:00, do të mungojë kapiteni, Marcelo.

Ancelotti e konfirmoi në konferencë si braziliani ka disa shqetësime dhe shpreson të shërohet shpejt.

Por, Martin Odegaard është gati dhe në top formë, por Reali nuk e ka shkruar ende në La Liga dhe për këtë, ai s’do të luajë sonte.

U mendua se me Ancelottin do të ndryshojnë gjërat në lidhje me norvegjezin, por jo ende.

Ancelotti zbuloi se arsye është e thjesht përse s’do të luajë, për ndeshjen e sotme ka mjaft mesfushor të tjerë, kështu që ka vendosur t’i shkruajë Jovicin dhe Balen para Odegaardit.

Një veprim i tillë mund ta shtyjë mesfushorin drejt Arsenalit, që është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për 22-vjeçarin.

Ancelotti i ka ftuar disa lojtarë të akademisë për këtë ndeshje, mbrojtësin Miguel dhe mesfushorin Blanco.

/GazetaSinjaliSporti/