image Maqedonia Veriore me vendim të ri, vazhdon edhe për një muaj gjendjen e jashtëzakonshme

Rajon

Pandemia/ Maqedonia Veriore me vendim të ri, vazhdon edhe për një muaj gjendjen e jashtëzakonshme

news image

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski ka bërë të ditur se në bazë të propozimit të ri të Qeverisë, do të sjellë vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë.

“Këshilli i sigurimit debatoi edhe për gjendjen e jashtëzakonshme. Nga qeveria dje më është dorëzuar propozim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimin do ta sjell në pajtim me kompetencat e mia kushtetuese dhe do të zgjas në 30 ditët në vazhdim. Unë sot në bazë të propozimit të ri të Qeverisë, do të sjell vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera”, tha Pendarovski.

Pendarovski tha se në Kumanovë gjendja me koronavirusin është e keqe, andaj sipas tij duhet të shqyrtohen masat e ngjashme me Dibrën.

“Është konstatuar se të gjitha resurset janë orientuar kundër zhvillimeve me Kovid-19. Qëndrimi imë është se për gjendjen në Kumanovë do të duhet ta zbatojmë masën e ngjashme me Dibrën. Ditëve të fundit zhvillime negative kemi edhe në Prilep. U pajtuam se kuadri shëndetësor, policia dhe armata janë angazhuar dhe me efikasitet po kryejnë detyrën e tyre”, u shpreh ai./ Gazeta Sinjali/