image Maqedonia Veriore do t’i kompensojë 250 mijë punëtorë me nga 250 euro

Rajon

Rajon/ Maqedonia Veriore do t’i kompensojë 250 mijë punëtorë me nga 250 euro

news image

Sikurse edhe shtetet tjera në gjithë globin, edhe Maqedonia Veriore është goditur nga pandemia Covid-19, kryesisht në rrafshin ekonomik.

Megjithatë, komuniteti i biznesit nuk është i kënaqur me masat e marra nga Qeveria e këtij shteti për sektorin privat.

Maqedonia Veriore do t’i subvencionojë 250 mijë të punësuar që janë goditur nga pandemia me nga 250 euro në muaj. Ndonëse, nuk ka marrë ndonjë vendim për uljen e pagave në sektorin publik edhe pse ishte debatuar për këtë çështje.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha thotë se sa i përket aspektit ekonomik, është një situatë e rëndë ku shumë biznese kanë mbyllë kapacitetet e tyre.

Po ashtu, sipas Hoxhës, nga kjo krizë, këto kompani private kanë larguar përkohësisht nga puna një numër të madh të punëtorëve, teksa shton se si Odë Ekonomike kanë apeluar dhe kërkuar masa konkrete e praktike për të ndihmuar bizneset e para që kanë qenë të goditura nga Covid-19.

“Sa i përket masave konkrete, ne nuk jemi të kënaqur dhe ne si Odë Ekonomike kemi shpreh pakënaqësinë duke u nisë nga fakti që masat nuk janë të mjaftueshme dhe masat që ne i kemi kërkuar është mbulimi i pagave të punëtorëve që kanë dalë nga puna gjithashtu kontributet që ne i paguajmë për punëtorët tanë, në rastin konkret, te mbulohet vetëm paga prej 250 euro. Aspekti tjetër, është i kredive që kemi ne si biznese, ku kreditë janë dhënë në moratorium ose janë prolonguar për gjashtë muaj, mirëpo interesi në ato kredi do të llogaritet në periudhën pas gjashtë muajve edhe për periudhën që nuk do të paguhen këstet. Pra, në këtë situatë, bankat në asnjë mënyrë nuk do të kenë humbje, kurse të gjitha humbjet do t’i paguajnë bizneset. Prandaj, këto masa janë jo të mjaftueshme dhe bëjmë apel te Qeveria që t’i rishikojnë masat, të bëjnë ndryshime, sepse në terren situata nuk është e mirë”, thotë Hoxha.

Në bazë të një anketë që ka realizua kjo odë me anëtarë, në këtë rast me biznese, rreth 50 për qind e bizneseve kanë ndalur veprimtarinë dhe reduktuar numrin e stafit.

Për këtë Hoxha po kërkon që fokusi i qeverisë të jetë në interes të ekonomisë, përndryshe pasojat ekonomike do të jenë katastrofale për biznesin.

“Sa i përket qarkullimit, ne si odë kemi bërë një anketë me anëtarët e odës ekonomike, nga anketa shihet diku mbi 50 përqind të kompanive punojnë me kapacitete të reduktuara dhe numër të të punësuarve të reduktuar. Ky trend ditë e më tepër rritet, për shkak se të gjitha bizneset janë të ndërlidhura në mes vete dhe së pari ishin të goditura bizneset hotelerisë, transportit dhe turizmit. Po ashtu edhe bizneset tjera të cilat janë të lidhura me këta sektor të cilat u goditën. Mendojmë se fokusi i qeverisë gjithsesi duhet të jetë në interes të ekonomisë, sepse ne në një mënyrë do e kalojmë krizën shëndetësore apo pandeminë, mirëpo pasojat ekonomike do të ketë katastrofale për biznesin. Dhe rikthimi në situatën paraprake ekonomike do të jetë jashtëzakonisht i gjatë”, deklaron ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore edhe pse nuk është i kënaqur me masat e qeverisë, ka treguar mënyrën se si do të përfitoj një biznes nga Qeveria dhe kur duhet ka kthej ndihmën e shtetit. Sipas tij, numri i të punësuarve në sektorin privat është rreth 350 mijë, derisa do të përfitojnë nga këto ma sa 250 mijë prej tyre.

“Në bazë të pakos që është ofruar nga janë të parapara diku 250 mijë të punësuar në Maqedoni, por ne vlerësojmë që kjo masë apo kjo pako nuk është e mjaftueshme për shkak se numri i të goditurve është edhe më i madh . mendojmë që këto masa duhet rishikuar qeveria edhe një herë dhe të bënë një rivlerësim për vlerën e saktë që është goditur biznesi dhe punëtorët që punojnë në kompanitë tona. Nëse një kompani ka dhjetë të punësuar dhe punëtorët nuk janë duke punuar kompania duhet të aplikon, dhe qeveria i lëshon në xhirollogari për dhjetë punëtorë nga 250 euro ose 2500 euro. Kompania me këtë shumë i mbulon pagën minimale që është paraparë, por në qoftë se kompania në periudhën pas krizës do të tregon fitim në qarkullim, atëherë kompania është e obliguar që një pjesë të shumës të paguar nga qeveria për ndihmën e punëtorëve t’ia kthejë qeverisë në vlerë të 50 përqind nga ndihma që jep shteti për kompanitë”, pohon Hoxha.

Edhe pse Qeveria për fondin emergjent nuk ka përcaktuar ende vlerën totale, në bazë të parametrave që ka ofruar për muajin prill dhe maj, diku janë të paraparë 60 milionë euro për çdo muaj.

Pandemia, Hoxhës, ka prekur edhe raportet tregtare me vendet fqinjë dhe më gjerë, derisa kjo pritet të reflekton në të hyrat e shtetit./Gazeta Sinjali/