image Maqedonia e Veriut zgjedh kryeministrin e ri teknik

Politikë

Rajon/ Maqedonia e Veriut zgjedh kryeministrin e ri teknik

news image

Kryetari i LSDM-së dhe njëherazi kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë tha se gjatë mbledhjes kanë vendosur që kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike. Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës. Bojan Mariqiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së.

Takimi i liderëve për të vendosur për Qeverinë teknike, do të mbahet nesër në kompleksin Ilindenska.