image Maqedonia e Veriut regjistron edhe 22 viktima me COVID-19

Rajon

Maqedonia e Veriut regjistron edhe 22 viktima me COVID-19

news image

Maqedonia e Veriut më 19 shkurt ka regjistruar 22 viktima me COVID-19, 12 prej të cilëve në Shkup, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 8,891.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore, janë regjistruar edhe 838 të infektuar, apo 20.5 për qind nga numri i përgjithshëm i të testuarve. Prej kësaj shifre, 118 persona janë riinfektuar me COVID-19.

Rastet e reja bazohen në testimin e 4,078 mostrave. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 1,140 persona janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7,821.

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet edhe testimi i nxënësve nëpër shkollat fillore pas informacioneve për rritjen e të infektuarve të fëmijëve nga mosha 6 deri më 14 vjeç.

/GazetaSinjali/