image Maqedonia e Veriut mbyll ‘qiellin’ për Rusinë

Rajon

Maqedonia e Veriut mbyll ‘qiellin’ për Rusinë

news image

Maqedonia e Veriut ka bërë mbylljen e linjave ajrore për Rusinë.

Në mbledhjen e Qeverisë është vendosur që vendi t’i bashkëngjitet rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare, të cilat veçmë e kanë marrë vendimin për ndalimin e qarkullimit të kompanive ajrore ruse në hapësirën e tyre ajrore.

Nga ky vendim përjashtohen fluturimet humanitare të cilat janë emergjente.

Qeveria e obligoi navigacionin shtetëror M-NAV që të fillojë procedurën për zbatimin e vendimit dhe t’i njoftojë autoritetet ajrore evropiane për ndalesën për hyrje në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për kompanitë ajrore të regjistruara në Federatën Ruse, raporton AlsatM.

Një vendim të tillë e kanë marrë edhe Finlanda e Irlanda. Më herët edhe Gjermania, Islanda, Suedia, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Polonia dhe Britania e Madhe vendosën të mbyllin qiellin për Rusinë.

Moska, nga ana e saj, ka ndaluar gjithashtu avionët nga disa vende të fluturojnë mbi territorin e saj.

/GazetaSinjali/