Gjithsej 2.566 personave u janë ndarë shtetësi bullgare në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, thonë të dhënat e Komisionit për shtetësi bullgare pranë kabinetit të Kryetarit të Republikës së Bullgarisë.
Sa i përket vitit të kaluar, shtetësi bullgare kanë marrë 3.619 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shtetësia bullgare përmes natyralizimit është tërhequr në pesë raste me arsyetimin se atyre që u është dhënë shtetësia, kanë fshehur informacione që i diskualifikojnë.
Informacionet kanë të bëjnë me dënimet penale të aplikuesve ose lidhjeve të tyre me krimin.