Ministria e Shëndetësisë ka publikuar Manualin për mbrojtje nga përhapja e pandemisë së COVID-19, i cili ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e infektimit me COVID-19.
“Manuali është dokument dinamik i cili do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i riskut. Në këtë dokument do të shtohen edhe udhëzues tjerë specifikë dhe do të përditësohet, plotësohet apo ndryshohet bazuar në të dhënat më të reja shkencore”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Manuali përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme të cilët paraprakisht janë analizuar dhe vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Këtu më poshtë gjeni linkun e Manualit për Mbrojtje nga Përhapja e Covid-19 në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, gjithashtu dhe protokolle e udhëzues të tjerë kundër Covid-19./Gazeta Sinjali/