Këngëtarja e njohur shqiptare Manjola Nallbani, e ka publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet “Sa sytë e mi” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.
Tekstin e ka shkruar kantautorja e njohur kosovare Filloreta Raçi- Fifi, ndërsa për muzikën është përkujdesur Kledi Bahiti.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të artistes në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/