image Mane flet pas përplasjes me Salahn

Futboll

Sport/ Mane flet pas përplasjes me Salahn

news image

Sadio Mane ka treguar se ka folur me Mohamed Salah sy më sy, pas zemërimit të tij gjatë fitores së Liverpool ndaj Burnley.

Mane shënoi në fitoren 3-0 në ‘Turf Moor’ dy javë më parë, por reagoi me zemërim pasi Salah zgjodhi të gjuajë e jo të pasonte tek ai gjatë ndeshjes.

Senegalezi u zëvendësua në minutat e fundit të ndeshjes dhe vazhdoi të bërtiste, si dhe hodhi përtokë bluzën teksa zuri vendin në stol.

”Me Salah? Është harruar tashmë”, citojhet të ketë thënë Mane për Canal +, pas ndeshjes ndaj Newcastle.

”Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Ndonjëherë ju duhet të thoni gjërat ballë për ballë. Ndonjëherë ndodh që nuk më është dhënë leja”.

Ai më tutje ka thënë se janë pajtuar si dhe e vazhdojnë miqësinë si më parë.