image Mane: Bayerni është nga klubet më të mëdha në botë, ishte klubi im duhur në kohën e duhur

Futboll

Mane: Bayerni është nga klubet më të mëdha në botë, ishte klubi im duhur në kohën e duhur

news image

Sadio Mane tashmë mund të quhet lojtari më i ri i Bayernit.

Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar nga faqja e klubit gjerman, senegalezi tashmë ndodhet në Bayern ku edhe i ka kryer testet mjekësore.

Senegalezi ka konfirmuar lëvizjen tek Bayerni, duke pranuar se ai është i emocionuar për kalimin tek klubi gjerman.

“Kur agjenti im më tha për herë të parë për interesimin e Bayernit, u emocionova menjëherë. E pashë veten aty menjëherë. Për mua ishte klubi i duhur në kohën e duhur.

Është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ekipi është gjithmonë duke luftuar për çdo titull. Kështu që për mua ishte një ide shumë e mirë dhe vendimi i duhur të vija këtu.

Agjenti im më tha se kishte pyetje nga klube të tjera. Kjo është pjesë e biznesit. Por unë u ndjeva menjëherë kur Bayern më prezantoi planin e tyre. E gjeta veten në planin e Bayernit më shumë se kushdo tjetër”, ka deklaruar Mane.

/GazetaSinjaliSport/