image Mandzukic në bisedime me gjigantin turk

Futboll

Mandzukic në bisedime me gjigantin turk

news image

Mario Mandzukic është ende në kërkim të skuadrës të re, teksa raportohet se tashmë është në negociata me Besiktasin, transmeton Sinjali Sportiv.

Që nga korriku i vitit të kaluar, sulmuesi kroat është pa skuadër. Mirëpo, 34 vjeçari shumë shpejt pritet të bëhet me skuadër të re.

Sipas ‘TodoFichajes’, Besiktasi është në negociata me agjentin e lojtarit. Klubi turk thuhet se i ka ofruar 1.5 milionë euro për 6 muaj kontratë.

Mirëpo, sulmuesi kroat preferon kontratë për një vit e gjysmë dhe pagë prej 2 milionë eurove.

Mbetet të shihet në ditët e ardhshme nëse negociatat do përfundojnë me marrëveshje. /Sinjali Sportiv/.