image Shpërthimi në Turqi, shtyhet ndeshja mes Besiktasit dhe Antalyasporit

Futboll

Shpërthimi në Turqi, shtyhet ndeshja mes Besiktasit dhe Antalyasporit

news image

Si pasojë e shpërthimit që ndodhi në Stamboll, të Turqisë, gjatë ditës së sotme ndeshja në mes dy ekipeve turke, që parashihej të luhej sonte në ora 20:00 në stadiumin “Vodafone Park”, raportohet se është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Ndeshja e cila ishte paraparë të zhvillohej sonte mes dy ekipeve Beşiktaş – Antalyaspor, është shtyrë për një datë tjetër, bëjnë të ditur mediat turke.

Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istiklal të Stambollit.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por deri tani raportohet për 6 të vrarë dhe 53 të lënduar.

/GazetaSinjali/