image "Në qytetin tim pimë shumë çaj", Rashica pas transferimit: Kam mësuar disa fjalë turqisht

Futboll

“Në qytetin tim pimë shumë çaj”, Rashica pas transferimit: Kam mësuar disa fjalë turqisht

news image

Milot Rashica është lojtari më i ri i Besiktas në Turqi, pasi u transferua nga skuadra e Norëich. Sulmuesi qëndroi për një sezon në huazim tek Galatasaray, ndërsa tanimë për 4 vitet e ardhshme do të mbajë veshur fanellën e shqiponjave.

27-vjecari i cili njëherit është edhe lojëtar i Kombëtarës së Kosovës, ka reaguar për herë të parë për këtë kalim.

Rashica ka treguar ngjashmëritë mes Vushtrisë vendit të tij të lindjes dhe Stambollit, ku tha se ushqimi e njerëzit këto dy vende i kanë pothuajse njëjt.

“E kam thënë edhe më herët, mentaliteti dhe njerëzit janë thuajse të njëjtë si në Kosovë, posaçërisht ushqimi. Këtu e kisha një kohë të mirë dhe e shijova. Ushqimi? Ne kemi byrek edhe në Kosovë, gjithashtu edhe çaj, posaçërisht në qytetin tim. Ne pimë shumë çaj gjatë tërë kohës, kështu që ka shumë gjëra që i kemi të ngjashme”.

 Më tej, sulmuesi ka treguar dhe vështirësitë për përvetësimin e gjuhës turke.

“Në të vërtetë nuk jam dhe aq i mirë me gjuhët, por gjithmonë mundohem, edhe nëse bëj gabime, nuk ma ndien, sepse nëse nuk provon nuk do të dish kurrë. Gruaja ime flet turqisht dhe mendoj se do të jetë paksa më e lehtë për mua të mundohem të mësoj dhe të kuptoj më shumë”.

Kujtojmë se Rashica e ka nisur karrierën tek Vushtrria, duke u transferua më pas në Holandë tek Vitesse, ndërsa ka luajtur dhe në Gjermani e Angli.

/GazetaSinjaliSport/