image Mandzukic e luan ndeshjen e fundit në Katar

Futboll

Mandzukic e luan ndeshjen e fundit në Katar

news image

Mario Mandzukic e ka bërë paraqitjen e tij të fundit në Katar gjysmë viti pasi u transferua.

34-vjeçari kroat dhe klubi i divizionit të parë, Al Duhail kanë rënë dakord që ta ndërpresin para kohe kontratën e cila vlente deri në vitin 2021.

“Unë vlerësoj besimin dhe mikpritjen që mora në Katar dhe i uroj klubit dhe ekipit çdo të mirë për të ardhmen”, shkroi ish-futbollisti i Bayernit dhe Juventusit, Mario Mandzukic të dielën në Twitter.

Ndërkohë ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën kroati. Mandzukic kaloi vetëm nga Juventusi në Katar në fund të vitit të kaluar. Në planet e trajnerit të Juves, Maurizio Sarri, me ardhjen e superyllit Cristiano Ronaldo, ai nuk kishte më rol të rëndësishëm.

Mandzukic fitoi Ligën e Kampionëve me Bayernin në vitin 2013 dhe e humbi finalen e Kupës së Botës me Kroacinë kundër Francës në vitin 2018. /Gazeta Sinjali