image Manchester United i ofron Araujo 10 milionë euro në vit

Futboll

Manchester United i ofron Araujo 10 milionë euro në vit

news image

Manchester United, sipas El Chiringuito, ka paraqitur një ofertë për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, përcjellë Sinjali Sport.

Me uruguaianin që ende nuk ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës në Camp Nou që do t’i skadojë në vitin 2023, Djajtë e Kuq thuhet se i kanë paraqitur atij një marrëveshje me vlerë 10 milionë euro në vit.

Araujo është pjesë e Barcelonës që nga viti 2018, ku është paraqitur në 47 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola. /Gazeta Sinjali Sporti/