image Manchester United heq dorë nga Hazardi

Futboll

Manchester United heq dorë nga Hazardi

news image

“Djajtë e Kuq” e kanë hedhur poshtë mundësinë e transferimit të yllit belg në afatin kalimtar të janarit.

Eden Hazard kohëve të fundit ishte bërë objektiv i Manchester Unitedit.

Mirëpo, sipas mediave të huaja “Djajtë e Kuq” kanë hequr dorë përfundimisht nga Hazard.

“El Nacional” raporton se gjiganti britanik e ka hedhur poshtë mundësinë që ta transferojë futbollistin në afatin kalimtar të janarit.

Real Madridi është i hapur për ta shitur përfaqësuesin belg, i cili ka dështuar ta tregojë veten në Spanjë.

E për blerjen e tij, shpreson klubi anglez, Chelsea.

/Gazeta Sinjali Sporti/