image Manchester United fiton me lehtësi ndaj Partizanit

Futboll

Sport/ Manchester United fiton me lehtësi ndaj Partizanit

news image

Skuadra e Manchester Unitedit ka fituar me lehtësi ndaj Partizanit (3:0), në kuadër të xhiros së katërt në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Mason Greenwood në minutë e 22-të.

Rezultati u dyfishua me golin e Anthony Martial, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 33-të.

Marcus Rashford vendosi rezultatin final të takimit në pjesën e dytë, kur shënoi golin e tretë të Unitedit pesë minuta pas startit të 45 minutëshit të dytë.

Manchester United me këtë fitore numëron 10 pikë për pozitën e parë në grupin L.