image Manchester City shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve

Futboll

Manchester City shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve

news image

Gjysmëfinalja e kthimit në Ligën e Kampionëve mes Manchester Cityt dhe PSG ka përfunduar në të mirë të anglezëve, raporton Sinjali Sport.

“Citizens” ishin nikoqir të skuadrës franceze në ndeshjen e kthimit, pas fitores në Paris me rezultat 1:2.

Skuadra  e Guardiolës e mposhti me rezultat 2-0 PSG, në ndeshjen e kthimit dhe janë kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë.

Riyad Maherz është heroi i Cityt, i cili i realizoi dy golat.

Ky takim është zhvilluar në arenën “Etihad” dhe sot u përcaktua finalisti i parë.

Nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në mes Chelseat dhe Real Madrid, ku në ndeshjen e parë u krye pa fitues 1-1. /Gazeta Sinjali Sporti/