Gjysmëfinalja e kthimit në Ligën e Kampionëve mes Manchester Cityt dhe PSG ka përfunduar në të mirë të anglezëve, raporton Sinjali Sport.
“Citizens” ishin nikoqir të skuadrës franceze në ndeshjen e kthimit, pas fitores në Paris me rezultat 1:2.
Skuadra e Guardiolës e mposhti me rezultat 2-0 PSG, në ndeshjen e kthimit dhe janë kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë.
Riyad Maherz është heroi i Cityt, i cili i realizoi dy golat.
Ky takim është zhvilluar në arenën “Etihad” dhe sot u përcaktua finalisti i parë.
Nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në mes Chelseat dhe Real Madrid, ku në ndeshjen e parë u krye pa fitues 1-1. /Gazeta Sinjali Sporti/