image Manchester City ‘peshkon’ në Madrid, ofron Bernardo Silvan për yllin e Realit

Futboll

Futboll/ Manchester City ‘peshkon’ në Madrid, ofron Bernardo Silvan për yllin e Realit

news image

Skuadra e Manchester City ka plan që të bëj ndrrime në organikën e ekipit sezonin e ardhshëm.

Ekipi i Pep Guardiolas po planifikon të nënshkruaj me yllin e Real Madrid James Rodriguez, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas ‘Don Balon’ për ta bërë këtë, City po mendon që të shkëmbej Bernardo Silvan me Rodriguezin.

James nuk ka pasur minuta shumë këtë sezon duke qenë një rezervistë për gjatë gjithë sezonit.

Largimi i tij gjatë merkatos verore është shumë i mundshëm./Gazeta Sinjali/