Manchester City ka marrë një lajm brengosësh përpara ndeshjes së tyre në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, transmeton Sinjali Sport.
Londinezët përplasen me Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve në “Estadio Do Dragao” në Porto sonte me fillim nga ora 21:00 dhe kur kanë mbetur edhe pak orë deri te ndeshja, kampionët e sapo kurorëzuar në Premier League kanë humbur shërbimet e mesfushorit Ilkay Gundogan.
Reprezentuesi gjerman ka qenë një nga lojtarët më të mirë të “Citizens” këtë sezon. Megjithatë, tani ekziston mundësia që ai të humbasë ndeshjen kryesore të sezonit në Portugali sot më vonë.
Është raportuar se Gundogan pësoi një dëmtim në prag të lojës gjatë seancës së fundit stërvitore të Cityt. Reprezentuesi gjerman thuhet se u rrëzua nga një shok skuadre që e la atë në tokë. Pas kësaj, mesfushori u largua nga fusha e stërvitjes, duke çuar në shqetësime rreth aftësisë së. /Gazeta Sinjali Sporti/