Manchester City ka dënuar një tifoz për 5 vite, pasi përdori thirrje raciste ndaj Raheem Sterling. Emri i fansit të “Qytetarëve” është Ian Baldry, i cili është 58 vjeç.
Ai është nga Bradfordi dhe nuk do të lejohet të futet për 5 vite në stadiume.
Baldry është dënuar dhe me 200 orë shërbim për komunitetin. Ai ka përdorur thirrje raciste ndaj sulmuesit të Anglisë, Raheem Sterling.
Ngjarja ka ndodhur në dhjetorin e 2018 gjatë festimit të një golit të sulmuesit të kampionëve. Ai u justikua me faktin se ishte i emocionuar dhe kaloi në delir prandaj përdori një gjuhë të tillë.
Gjykata vendosi ta dënonte, pavarësisht se Sterling nuk i dëgjoi komente e tifozit, por ishin përkrahësit e tjerë që i dëgjuan.