Rey Manaj ka realizuar golin e parë për skuadrën e Barcelonës, shkruan Sinjali Sport.
Reprezentuesi shqiptar është futbollist i Barcelonës B, mirëpo sot është duke luajtur në një miqësore me ekipin e parë.
Manaj realizoi golin e epërsisë së Barcelonës, pas një lëvizje tipike të një sulmuesi klasik.
Sulmuesi i Shqipërisë hyri në minutën e 46-të dhe realizoi në të 60-ën.
Barcelona po luan ndaj Gimnastic një miqësore parapërgatitëse për fillimin e sezonit të ri. /Gazeta Sinjali Sporti/