image Man United pëson disfatë nga Wolves, e nis keq vitin

Futboll

Man United pëson disfatë nga Wolves, e nis keq vitin

news image

Xhiroja e 21-të në Premierligë u mbyll me takimin mes Manchester United dhe Wolverhampton Wanderers, shkruan Sinjali Sport.

Djajtë e Kuq u mposhtën nga ujqërit në ‘Teatrin e Ëndrrave’ me rezultat minimal 0-1.

Joao Moutinho në minutën e 82-të e realizoi golin e fitores, duke u bërë heroi i ekipit në këtë vizitë.

Man United me 31 pikë gjendet në vendin e shtatë, me katër pikë më pak se Arsenali që mban pozitën e katër por që ka një lojë më shumë.

Wolves në anën tjetër po ashtu ka një lojë më pak dhe ka 28 pikë në vendin e tetë. /Gazeta Sinjali Sporti/