image Man City kërkon t'i prish punë Barcelonës

Futboll

Futboll/ Man City kërkon t’i prish punë Barcelonës

news image

Lautaro Martinez duket se është synimi numër një për Barcelonën që të forcojë sulmin këtë verë por duket se Katalanasit mund të kenë një rival të ashpër në garën për yllin e Interit.

Sipas Daily Express në Angli, Manchester City do të kishte vendosur të aktivizonte klauzolën e lirimit të 111 milionë eurove në kontratën e argjentinasit në San Siro. Skuadra angleze është e gatshme të paguajë shumën në muajin korrik.

Nëse do të ishte kështu, Blaugrana do të duhet të përpiqet të negociojë një marrëveshje me Nerazzurri në bazë të një marrëveshje që do të përfshinte gjithashtu homologët teknikë së bashku me paratë e gatshme. Arturo Vidal duket se është emri më i mundshëm për t’u përfshirë por ka edhe lojtarë të tjerë si Rafinha, Rakitic apo edhe Alena.

Siç theksohet nga Mundo Deportivo, klubi katalan mund të kishte një avantazh duke marrë parasysh kohën e ndjekjes së tyre të sulmuesit. Për më tepër, Lautaro do të dëshironte të luante përkrah Lionel Messi, i cili do ta mirëpriste në Nou Camp./Gazeta Sinjali/