Malta ka raportuar viktimën e parë nga koronavirusi, ka bërë të ditur zëvëndëskryeminstri, Chris Fearne.
Fearne njoftoi se viktima është një grua 92-vjeçare që ishte edhe me sëmundje ekzistuese.
“Fatkeqësisht, kjo nuk do të jetë as vdekja e fundit, marrë parasysh ndikimin e pandemisë në të gjithë botën, dhe Malta nuk përjashtohet”, ka thënë ai.
Sipas mediave të huaja, gruaja kishte jetuar në shtëpinë e një personi të moshuar në Gozo.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve nga koronavirusi në Maltë ka arritur në 299, qëkur u raportua rasti i parë më 7 mars./GazetaSinjali/