Mallorca ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, shkruan Sinjali Sport.
Skuadra spanjolle e mposhti Cadizin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e tetë me anë të super golit të Alcaraz.
Për t’u barazuar nga goli i Salva Sevillas, i cili në minutën e 20-të me anë të penaltisë i barazoi shifrat.
Pastaj pas shumë rasteve të humbura, Vedat Muriqi, në minutën e 66-të e realizoi golin e epërsisë, ndërsa të parin për të me fanellën e Mallorcas.
Me këtë fitore vendasit mbajnë pozitën e 17-të me 23 pikë, pesë më shumë se mysafirët që janë në vendin e 18-të. /Gazeta Sinjali Sporti/