Vedat Muriqi startoi ndeshjen e tretë rresht për Mallorcan, shkruan Sinjali Sport.
Reprezentuesi kosovar luajti ndeshjen e dytë radhazi në La Liga, kurse e treta në total, pasi debutoi në Kupën e Mbretit.
Mallorca e mposhti Athletic Bilbao në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit spanjoll, me rezultat 3-2, në përballje mjaft interesante.
Ylli kosovar kontribuoi në dy nga tre golat e skuadrës, duke asistuar dy herë.
Vendasit e nisën shumë mirë duelin duke dalur në avantazh me golin nga penaltia prej Sevillas (22′).
Më pas Angel e dyfishoi rezultatin, pas asistimit të Muriqit në minutën e 30-të, duke shkuar në pushim të mes pjesëve me epërsi solide.
Megjithatë periudha e dytë e lojës nisi më mirë për baskët të cilët barazuan me Raul Garcian (59′) dhe Alex Berenguer (61′).
Kurse ballafaqimi po shkonte drejt fundit, në skenë doli japonezi, Takefusu Kubo, i cili e realizoi golin e fitores në minutën e 88-të, pas asistimit të dytë të Vedatit.
Skuadra nga ishulli spanjoll ngritët në pozitën e 15-të me 26 pikë të grumbulluara, kurse baskët me 34 pikë janë në pozitën e tetë.