Gazeta Sinjali mëson nga një sinjalizues, banor i fshatit Rudë të Malishevës, se më datën 8 dhe 9 dhjetor 2020, persona të panjohur kishin hyrë në oborrin e shtëpisë të një personi, i cili jetonte jashtë shtetit.
Sipas këtij sinjalizuesi, personat e panjohur kishin vjedhur veturën e tipit Audi A4, ngjyrë hiri, me targa vendore e pronarit të shtëpisë.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me burimet e saj brenda Policisë, nga të cilët ka marrë vesh se përveç veturës është konstatuar se është vjedhur edhe një pushkë e gjuetisë dhe një sasi e arit, vlera e të cilit nuk dihet saktë.
Njësitet përkatëse të policisë janë duke e hetuar rastin, mirëpo deri më tani nuk janë identifikuar të dyshuarit.