image Malishevasi arrestohet për mënyrën sesi kërkonte të dilte me një vajzë

Siguri

Malishevasi arrestohet për mënyrën sesi kërkonte të dilte me një vajzë

news image

Një person në Malishevë është arrestuar nga Policia për shantazh.

Siç njofton Policia, ai i ka bërë presion një vajze për të dalur me të. Nëse nuk do të dilte, ai e ka kërcënuar se do t’i publikonte disa fotografi të saj.

“Malishevë 06.07.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili viktimës femër kosovare  i kishte bërë presion se nëse nuk del me të do të ia publikoi fotot e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali