Një person në Malishevë është arrestuar nga Policia për shantazh.
Siç njofton Policia, ai i ka bërë presion një vajze për të dalur me të. Nëse nuk do të dilte, ai e ka kërcënuar se do t’i publikonte disa fotografi të saj.
“Malishevë 06.07.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili viktimës femër kosovare i kishte bërë presion se nëse nuk del me të do të ia publikoi fotot e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali