Qytetarët e Malishevës sonte kanë ndezur qirinj për të nderuar ‘bilbilin’ e këngës shqipe, Nexhmije Pagarushën, e cila vdiq dje.
Gjatë ceremonisë së ndezejes së qirinjve afër muzeut të qytetit, u dëgjuan këngët e Pagarushës.
Përveç familjarëve, në këtë ceremoni morën pjesë edhe krytari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të subjekteve politike, deputetë e qytetarë.
Gjatë ditës së sotme, për nder të ikonës së muzikës u organizuan edhe homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar, të cilat do të vazhdojnë edhe nesër. Pagarusha do të varroset nesër në vendlindjen e saj, në Pagarushë të Malishevës, pa prezencën e mediave, ashtu siç e ka lënë amanet./Gazeta Sinjali/