image Malisheva e Dukagjini ndahen në 'paqe'

Futboll

Malisheva e Dukagjini ndahen në ‘paqe’

news image

Malisheva dhe Dukagjini e kanë mbyllur stinorin vjeshtor me barazim.

Dy skuadrat nga fundi i tabelës barazuan 2:2 në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kështu Dukagjini prej kohësh nuk arrin të shijojë fitore prej kohësh, kurse Malisheva arrin barazim, pas humbjes së xhiros së kaluar nga Gjilani.

Të parët që gjetën kuadratin e portës ishin mysafirët me anë të mesfushorit, Ergyn Ahmetit në minutën e 44-të, gol ky që doli të jetë i fundit në pejsën e parë.

45 minutat e dyta i nisën shumë më mirë vendasit që fillimisht barazuan me Bruqin në minutën e 58-të.

Ndërsa katër minuta më vonë rezultatin e përmbysi kapiteni, Dren Kryeziu.

Në vazhdim gola më nuk pati me dy skuadrat që u ndan në ‘paqe’.

Kështu, Malisheva mban pozitën e shtatë me 19 pikë, kurse Dukagjini një pozitë më poshtë me 18 pikë.  /Gazeta Sinjali Sporti/