image Mali i Zi i vendos sanksione Rusisë, përfshirë edhe Putinit

Rajon

Mali i Zi i vendos sanksione Rusisë, përfshirë edhe Putinit

news image

Tashmë edhe Mali i Zi ka marrë vendim për sanksione ndaj Rusisë.

Vendimi u mor nga Komisioni për sistem politik të Qeverisë së Malit të Zi, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.

Sipas vendimit, sanksionet zbatohen për 696 shtetas rusë, si dhe për institucione financiare, prona, tregti dhe shpërndarje të mallrave.

Lista e të sanksionuarve përfshin presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin Mikhail Mishustin, ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, ministrin e Brendshëm Vladimir Kolokoltsev, liderin e Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ish-presidentin rus dhe nënpresidentin aktual të Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev.

Në listë janë edhe Igor Sechin, shef ekzekutiv i kompanisë shtetërore të naftës “Rosneft” dhe Nikolai Tokarev, shef ekzekutiv i kompanisë së naftës dhe gazit, “Transneft”.

/GazetaSinjali/