image Maldini lajmërohet nga karantina me një video-mesazh, tregon gjendjen e tij

Futboll

Futboll/ Maldini lajmërohet nga karantina me një video-mesazh, tregon gjendjen e tij

news image

Javën e kaluar u lajmërua që legjenda e Milanit, Paulo Maldini dhe i biri i tij Danieli, kanë dal pozitiv në testin për koronavirus.

Legjenda e klubit ‘Kuq e Zi’, Maldini përmes një video mesazhi është lajmëruar për të falenderuar të gjithë për mbështetjen, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Përshëndetje të gjithë, unë dua të falenderoj të gjithë njerëzit që treguan dashuri dhe brengosje për shëndetin tim dhe të djalit tim.  Ne jemi mirë. Faleminderit për dashurinë tuaj.’

‘Dua të falenderoj të gjithë doktorët, infermierët dhe punëtorët shëndetësor, forcat mbrojtëse civile dhe forcat e ligjit që janë duke u përballur me këtë emërgjencë me profesionalizëm të lartë. Ju na bëni neve të ndjehemi krenar që jemi italian. Faleminderit përsëri’, ka thënë ai në video-mesazhin e publikuar në Instagram./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B-FslYZI_JR/?igshid=iyzn4tbkpafl