Nikolla Petroviç, ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, një ngjarje interesante të cilën e përjetoi në afërsi të qytetit të Tetovës, në Maqedoni të Veriut.
Petroviç, ka rrëfyer ngjarjen e tij e cila i ndodhi gjatë një udhëtimi. Ai ka treguar se ka pasur një problem me makinën e tij, gjatë udhëtimit, me ç’rast iu është dashur të ndalojë dhe të kërkojë ndihmë nga njerëzit përreth, e në ndihmë i dolën, 10 persona, në mesin e tyre 9 shqiptarë.
“Tundimet janë një pjesë e udhëtimit. Diçka ma shpërtheu gomën pranë Tetovës dhe të dielën vullkanizatorët në rrugë nuk punojnë. Pasi e nxora rrotën ndihmëse, 10 persona (9 prej tyre shqiptarë) u ndalën për të më pyetur nëse kisha nevojë për ndihmë“, ka shkruar Petroviç
“Njëri thirri të njohurin e tij, një vullkanizator që jeton dhe punon në një fshat aty pranë, i cili u ul në makinën e tij, e hoqi e mori gomën time, ma ktheu dhe e montoi pas 15 minutash. Ai kërkoi vetëm 10 € për shërbimin, dhe më thirri për kafe. Dua të besoj se dikush me targa TE që do të ndodhet në hall diku afër Nishit, do të kalojë njëjtë sikur kalova unë sot“, ka shkruar Nikolla Petroviç.
Postimi i tij është bërë viral në rrjete sociale, teksa dëshmon edhe njëherë se mirësjellja dhe ndihma duhet t’i thyejnë të gjitha dallimet ndërnjerëzore.
Ndryshe, reagimet ndaj këtij rasti ishin pozitive nga komentuesit.