image Zonat që do të mbesin pa ujë sot në Prishtinë e Graçanicë

Sociale

Zonat që do të mbesin pa ujë sot në Prishtinë e Graçanicë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku, që vjen nga Badovci në rezervuarin e Mirëditës.

Sipas këtij njoftimi, intervenimi në vazhdimin e riparimit  të tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit.

Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit:

Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin:  Graçanica, Prishtina në këto zona ( Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.

Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin : Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia./Gazeta Sinjali/